Loriana Kuka e pesta në Grand Slamin e Abu Dhabit, fiton 360 pikë Olimpike

  • 26 October 2019 - 16:36
Loriana Kuka e pesta në Grand Slamin e Abu Dhabit, fiton 360 pikë Olimpike

Loriana Kuka e ka zënë vendin e pestë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Xhudistja kosovare doli e pesta në kategorinë e peshave deri në 72 kilogramë, pasi nuk arriti të mposhtë francezen Madeleine Malonga, në luftën për medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Loriana fitoi tri luftëra, ndërsa u mund në gjysmëfinale nga Klara Apotekar e Sllovenisë.

Medalistja e bronztëë botëroreë Tokio 2019, shtoi 360 pikë Olimpike në konton e saj për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Ekipi i xhudos do të kthehet nga Abu Dhabi me medaljen e artë të Majlinda Kelmendit, në kategorinë deri në 42 kilogramë.

(Kosova Sot Online)