Real Madridi ofertë 150 milionë euro për Paul Pogba

  • 28 October 2019 - 09:59
Real Madridi ofertë 150 milionë euro për Paul Pogba

Real Madridi do të bëjë përpjekje të reja për ta transferuar Paul Pogban e Manchester Unitedit në afatin kalimtar të janarit.

Sipas OK Diario, Reali pritet t’i bëjë Unitedit një ofertë joshëse prej 150 milionë euro për mesfushorin francez, të cilin dështoi ta blejë në verë.

Pogba nuk pritet ta ripërtërijë kontratën me “Djajtë e kuq”, duke e bërë edhe më bindës kalimin e mundshëm në kryeqytetin spanjoll.

Mësohet se Pogba është dëshira më e madhe e bashkatdhetarit të vet, trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, i cili synon ta rikthejë një maje gjigantin spanjoll pas një sezoni të dështuar vitin e kaluar.

Pogba synon ta ndihmojë kauzën e Zidane duke ia bërë të qartë Unitedit se nuk do ta ripërtërijë kontratën, e cila i mbaron në qershor të vitit 2021. 

(Kosova Sot Online )