Hawks e humbin Young, pastaj humbin kundër Heat

  • 30 October 2019 - 09:12
Hawks e humbin Young, pastaj humbin kundër Heat

Në një ndeshje ku vëmendjen e mori lëndimi i yllit të Atlanta Hawks, Trae Young, Miami Heat dhe Jimmy Butler e mposhtën mysafiren Hawks me rezultat 112:97 të martën në mbrëmje.

John Collins i Atlantas ishte koshashënuesi më i mirë, me 30 pikë. I riu i Miamit, Tyler Herro, i shënoi 19 nga 29 pikët e tij në çerekun e dytë, dhe Butler – i cili debutoi për Heat, i shtoi 21 pikë të tjera. Goran Dragic i pati 21 pikë për Miamin.

Young, i cili hyri në ndeshje si koshashënuesi i dytë më i mirë deri më tash në NBA (34 pikë për ndeshje) dhe ishte i pesti për asiste (9.0 për ndeshje) e lëndoi kyçin e këmbës së djathë kur kishin mbetur edhe 9:57 minuta të çerekut të dytë dhe nuk arriti të kthehej më në ndeshje.

Pak pas lëndimit, Hawks lajmëroi se Young kishte ndrydhur kyçin e këmbës së djathtë dhe se nuk do të mundë të kthehej më në ndeshje. ESPN raporton se testet mjekësore të bëra sapo Young u largua nga fusha e lojës i dhanë shpresa skuadrës se lëndimi nuk është serioz, megjithatë basketbollisti do t’i kryejë së shpejti edhe disa teste të tjera.

Lakers 120, Grizzlies 91

Anthony Davis i shënoi 40 pikë dhe i bëri 20 kërcime në 31 minuta, përderisa Los Angeles e shfrytëzoi një shpërthim në çerekun e tretë të ndeshjes për ta kaluar Memphisin dhe për ta siguruar fitoren e tretë radhazi.

Davis theu rekordin e klubit për gjuajtje të lira, duke u treguar i saktë në 26 nga 27 të tilla. Ai i shënoi 18 pikë në çerekun e tretë kur Lakers e arriti një ecuri 22:0 kundër Grizzlies, që s’arritën të shënojnë në 5:47 minutat e fundit të çerekut të tretë.

Davis luajti në këtë ndeshje përkundër që e kishte shpatullën e lënduar që nga fitorja e së dielës kundër Charlotte Hornets. Ai e shprehu dhimbjen e tij disa herë gjatë ndeshjes, megjithatë vazhdoi të luajë. LeBron James i shënoi 23 pikë dhe i bëri tetë asiste për Lakers.

Mavericks 109, Nuggets 106

Tim Hardaway Jr. dhe Maxi Kleber i shënuan nga 14 pikë secili, duke hyrë në lojë nga stoli, përderisa Kristaps Porzingis i kishte 10 pikë dhe 14 pikë, duke ndihmuar kështu që Dallasi ta mposhte Denverin.

Luka Doncic kontribuoi me 12 pikë, mirëpo fitoren Nuggets e mori pasi që nëntë lojtarë të vet arritën numra dyshifrorë për pikë të shënuara.

Paul Millsap i kishte 23 pikë dhe tetë kërcime, Will Barton i kishte 19 pikë dhe 11 kërcime, dhe Nikola Jovic 10 pikë, 10 kërcime dhe 10 assite për Denverin, që e humbi epërsinë në këtë ndeshje në dy minutat e fundit të çerekut të katërt dhe s’arriti ta kthejë më atë epërsi.

(Kosova Sot Online )