Alves: Neymari është i ndjeshëm si një fëmijë

  • 30 October 2019 - 15:00
Alves: Neymari është i ndjeshëm si një fëmijë

Dani Alves beson se ylli i Paris Saint-Germainit, Neymari, duhet t’i ndryshojë disa gjëra te vetja nëse dëshiron të trajtohet me respektin që e meriton ta marrë nga të tjerët.

Mbrojtësi anësor brazilian, Dani Alves, që u largua nga PSG-ja për Sao Paulon gjatë verës, e ka ende bashkëlojtar Neymarin në Kombëtaren e Brazilit. Ai beson se 27-vjeçari trajtohet padrejtësisht pasi që është i ndjeshëm si  një fëmijë.

Neymari vazhdimisht ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të veprimeve të veta gjatë muajve të fundit, veçanërisht kur u kthye me vonesë në stërvitjet e PSG-së, pasi tentoi ta detyrojë klubin francez ta shesë atë në Barcelonë.

“Nganjëherë, me qëllim për ta prodhuar një ndjenjë të caktuar, ai tërhiqet”, tha thënë 36-vjeçari Alves, në një intervistë të dhënë për SporTV.

“Neymari është një person shumë i ndjeshëm. Neymari ndikohet nga shumë gjëra dhe nganjëherë shumë prej atyre gjërave janë të padrejta. Neymari e ka ndjeshmërinë e një fëmije. Por, Neymari s’është fëmijë, ai është burrë”.

“Njerëzit duhet të mësojnë ta respektojnë Neymarin. Njerëzit nuk e respektojnë Neymarin e Kombëtares së Brazilit. Ai njihet si i tërhequr dhe njerëzit nuk e respektojnë këtë”.

“Neymari tashmë ka fituar shumë gjëra në futboll, kështu që ai mund të flas dhe të thotë çfarë të dojë. Ka shumë njerëz që flasim shumë, por s’kanë fituar asgjë. Për këtë arsye unë dua që ai ta shtyjë veten edhe më shumë”.

“Sot, ai është lojtari më i rëndësishëm brazilian dhe Neymari është në mesin e më të mirëve në botë. Ai duhet ta bëjë të qartë qëndrimin e tij sepse është në pozitë ku duhet ta tregojë këtë dhe njerëzit duhet ta kuptojnë se kush është Neymari, si mendon ai dhe të fillojnë ta mësojnë dhe ta respektojnë atë”.

Neymari, i cili i ka shënuar katër gola në pesë paraqitjet e tij për Paris Saint-Germainin këtë sezon, është për momentin jashtë skuadrës për shkak të një lëndimi muskulor.

(Kosova Sot Online)