Modric: Goli i Ramosit në Lisbon e ndryshoi historinë e futbollit

  • 30 tetor 2019 - 17:07
Modric: Goli i Ramosit në Lisbon e ndryshoi historinë e futbollit

Goli i vonshëm i Sergio Ramosit në triumfin e Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit më 2014 e ka ndryshuar historinë e futbollit evropian, sipas bashkëlojtarit të tij Luka Modricit.

Reali po e ndiqte rezultatin pas golit hapës në ndeshje nga Diego Costa, por mbrojtësi spanjoll Ramos e shënoi një gol dramatik me kokë në minutën e 93-të, duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë në Estadio da Luz.

Gareth Bale e kaloi skuadrën e Carlo Anchelottit në epërsi për herë të parë në ndeshje, para se Marcelo dhe Cristiano Ronaldo të shënonin nga një herë për rezultatin final 4:1 në Lisbon.

Ai ishte trofeu i 10-të për Madridin – i njohur si “La Demica” – por i pari pas plot 12 vjetëve.

Që prej atëherë, gjiganti spanjoll i ka fituar edhe tre tituj tjerë në Ligën e Kampionëve, por Modric nuk është i sigurt nëse kjo do të kishte qenë e mundur sikur Ramos mos ta shënonte atë gol.

“Është e vështirë të gjykosh. Nuk e di. Mund të thuhet se ai dol e ndryshoi historinë e futbollit evropian. Real Madridi kishte fituar shumë trofe tashmë, por nuk e kishte fituar Ligën e Kampionëve për 12 vjet”, tha Modric.

“Goli i Ramosit ndryshoi diçka, mentaliteti ndryshoi. Nga ai moment ne nisem të bëheshim shumë të fortë në Evropë dhe ekipet nisen të na frikësoheshin prapë”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)