Emery e konfirmon: Xhaka s’do të luajë në ndeshjen e radhës të Arsenalit

  • 01 November 2019 - 15:17
Emery e konfirmon: Xhaka s’do të luajë në ndeshjen e radhës të Arsenalit

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka thënë se ai nuk planifikon ta inkuadrojë në lojë kapitenin e skuadrës, Granit Xhakën, në ndeshjen e së shtunës kundër Wolves, në kuadër të Premierligës.

Granit Xhaka e dha një sqarim për veprimet dhe sharjen e tij ndaj tifozëve të Arsenalit, të cilën po e fishkëllenin gjatë kohës sa ai po zëvendësohej në barazimin me rezultat 2:2 të Arsenalit kundër Crystal Palace.

Emery sugjeroi se mesfushori nuk do të jetë pjesë e skuadrës që do të përballet meWËolves, mirëpo ai nuk e konfirmoi nëse 27-vjeçari do të mbetet edhe më tutje kapiten i “Topçinjve”.

“Në rend të parë vjen personi, njeriu. Si çdokush tjetër që ndien, Xhaka, me problemet e tij, ka nevojë më shumë për t’u rikuperuar dhe për t’iu kthyer normalitetit”, ka thënë Emery.

“Ai kërkoi falje, e publikoi letrën e tij për tifozët dhe për të gjithë. Tani, i gjithë përqendrimi është te ndeshja që e kemi përpara”.

“Ne po presim deri të hënën ose të martën [për të vendosur për shiritin e kapitenit]”.

“Nuk është në mendjen time që ai të luajë nesër. Unë mendoj se ai nuk do të luajë nesër. Tani duhet të përqendrohemi plotësisht në ndeshjen që e kemi para vetes. Ne do të stërvitemi sot, por ai moment nuk është mendjen time”. 

(Kosova Sot Online)