Reagon edhe Conte për VAR-in: Nuk përdoret njësoj për të gjithë

  • 01 November 2019 - 18:10
Reagon edhe Conte për VAR-in: Nuk përdoret njësoj për të gjithë

Penaltia e Ronaldos ngjall debat të madh në Serie A dhe ka vënë në pikëpyetje drejtësinë nga VAR

Juventusi e mposhti Genoan në mesjavë, falë një goli të shënuar nga pika e penalltisë në minutën e 96-të të ndeshjes nga Cristiano Ronaldo.

Kjo penallti shkaktoi një debat të madh, pasi portugezi u duk se u rrëzua përkundër kontaktit të vogël që pati. 

Reagimet për këtë ishin nga më të ndryshmet derisa duke mos dashur të përmendë Juventusin, edhe trajneri i Antonio Contes, ka folur për VAR-in dhe gabimet që po bëhen.

“VAR? Nuk përdoret njësoj për të gjithë, kjo na lë pak të hutuar. Është i rëndësishëm pasi eviton gabimet e mëdha. Vitin e kaluar isha më pozitiv për VAR-in. Këtë vit ndonjëherë përdoret në rregull, por disa herë të tjera nuk e kuptoj aspak se çfarë kriteri përdoret. Kjo nuk është diçka pozitive, pasi krijon shumë pasiguri. Të jesh gjyqtar tani është shumë e vështirë, kjo është e sigurt”, deklaroi Conte.

(Kosova Sot Online)