Marcelo: Kurrë s’do ta harroj fjalimin e Ronaldos në finale të Championsit

  • 01 November 2019 - 20:09
Marcelo: Kurrë s’do ta harroj fjalimin e Ronaldos në finale të Championsit

Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy vite nga finalja e Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Real Madridit, mbrojtësi Marcelo ende nuk e ka harruar fjalimin motivues të Cristiano Ronaldos.

Real Madrid në vitin 2017 fitoi titullin e 12-të të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur në finale Juventusin me rezultatin 4-1.

Para ndeshjes, ishte Cristiano Ronaldo që kishte parashikuar gjithë ecurinë e kësaj finale. Këtë gjë e ka zbuluar Marcelo, gjatë një shkrimi të tij për ‘theplayerstribune’. 

“Në momentin kur po niseshim drejt stadiumit, Cristiano na tregoi saktësisht se si do të jetë ndeshja. Ai tha: “Në fillim do të jetë vështirë, por në pjesën e dytë ne do të fitojmë në mënyrë paqësore. Kurrë nuk do ta harrojë këtë. Ai e parashikoi atë finale”.

Dhe ajo finale shkoi siç kishte thënë Ronaldo, me pjesën e parë që përfundoi 1-1, ndërsa në pjesën e dytë Reali shënoi tri herë, për fitoren 1:4.

(Kosova Sot Online)