Bale i merr dy oferta të reja nga Kina

  • 04 November 2019 - 10:54
Bale i merr dy oferta të reja nga Kina

Gareth Bale nuk dëshiron të vazhdojë te Real Madridi dhe insiston të largohet kur të hapet dritarja e ardhshme e transferimeve në muajin janar.

Futbollisti nga Uellsi, i cili ishte një këmbë e gjysmë jashtë klubit “merengues” verën e kaluar, është i mërzitur në Madrid dhe insiston që klubi mbretëror t’i marrë në konsideratë disa ofertat që ai ka, kryesisht nga Kina.

Sipas asaj informacioneve që vijnë nga Spanja, përfaqësuesit e Gareth Bale po e shtyjnë Real Madridin që të pranojë prishjen e marrëveshjes, por drejtuesit e “Los Blancos” nuk janë dakord, sepse lojtari është në planet e Zidane për pjesën e mbetur të sezonit, pavarësisht faktit se marrëdhënia mes të dyve thuajse nuk ekziston.

Javën e kaluar, gazeta Marca publikoi një lajm sipas të cilit Shanghai Shenhua kishte kontaktuar Bale më synimin për të nënshkruar me të gjatë merkatos së dimrit.

(Kosova Sot Online)