Reali i ofron 115 milionë euro për Sanchon

  • 05 November 2019 - 15:51
Reali i ofron 115 milionë euro për Sanchon

Jadon Sancho është njëri prej sensacioneve më të mëdha të futbollit evropian. Falë paraqitjeve mbresëlënëse, ai po kërkohet nga gjigantët e futbollit.

Real Madridi është i interesuar për sulmuesin anglez, Jadon Sancho.

“Los Blancos” janë admirues të mëdhenj të talentit të Borussia Dortmundit, shkruan e përditshmja angleze “Daily Mail”.

Mediumi britanik raporton se gjiganti spanjoll është i gatshëm t’i shpenzojë 115 milionë euro për ta transferuar futbollistin ofanziv në “Santiago Bernabeu”.

19 vjeçari kërkohet edhe nga klubet tjera të njohura si Manchester United dhe Paris Saint-Germain.

Reali e donte lojtarin edhe në vitin 2017, kur ai ishte larguar nga Manchester City.

Sancho i ka realizuar 4 gola në 11 ndeshje këtë sezon me klubin gjerman dhe është njëri prej talenteve më të mëdhenj në Evropë.

(Kosova Sot Online)