Boateng pezullohet me dy ndeshje, pas kartonit të kuq ndaj Frankfurtit

  • 05 November 2019 - 20:51
Boateng pezullohet me dy ndeshje, pas kartonit të kuq ndaj Frankfurtit

Jerome Boateng është pezulluar me dy ndeshje mos lojë nga Federata e Futbollit e Gjermanisë, pas kartonit të kuq në fitoren e Bayern Munich 5:1 kundër Eintracht Frankfurt të shtunën.

Ish-qendërmbrojtësi i Gjermanisë u përjashtua nga loja në minutën e nëntë gjatë takimit të Bundesligës në Allianz Arena, për shkak se e rrëzoi në mënyrë të palejuar Goncalo Paciencian si lojtar i fundit.

Federata gjermane konfirmoi se Bayerni nuk do të parashtrojë ankesë ndaj vendimit të saj, që nënkupton se 31-vjeçari do të mungojë në derbin e së shtunës kundër Borussia Dortmundit dhe në ndeshjen pasuese ndaj Dusseldorfit në udhëtim.

Humbja ndaj Frankfurtit ishte më e thella për Bayernin në Bundesligë që prej disfatës 5:1 kundër Wolfsburgut në prill të vitit 20009 dhe i kushtoi trajnerit Niko Kovac me humbjen e vendit të punës. 

(Kosova Sot Online)