Mesazhi kërcënues i Agim Ademit: Thuaj atij trashalluqi t’i paguaj paratë, përndryshe fëmijët e tij janë në rrezik

  • 09 November 2019 - 15:49
Mesazhi kërcënues i Agim Ademit: Thuaj atij trashalluqi t’i paguaj paratë, përndryshe fëmijët e tij janë në rrezik

Kryetari aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kishte kërcënuar me jetë përmes një mesazhi telefonik familjen e Dritëro Kadollit, mesazh ky që u dërgua nga shteti i Zvicrës.

Agim Ademi ishte zbuluar nga EULEX se ka kërcënuar familjen e Dritëro Kadollit, ky i fundit madje vet e kishte pranuar se ka dërguar vet mesazhin. 

Në mesazhin kërcënues me jetë drejtuar familjes Kadolli, mesazhi direkt kishte të bënte me djalin e tij, i cili ndryshe njihet me nofkën ‘Guri’, të cilin Agim Ademi në mesazhin e tij e quante ‘trashulluqi’.
“Thuaj atij trashalluqit se duhet ti paguajë paratë, përndryshe fëmijët e tij, veçanarisht Guri janë në rrezik”, transmeton Gazeta Metro.

Ky ishte mesazhi kërcënues i Agim Ademit në drejtim të Dritëro Kadollit, ku u zbulua nga përgjimet e Prokurorisë së Eulexit, përgjime këto që do të publikohen në Metro.

Agim Ademi kishte pranuar se ky mesazh ishte dërguar nga vet ai, krejt kjo kishte të bënte me dhurimin e veturës për Sabri Hamitin, ish-kryesuesin e Kuvendit të Prishtinës nga radhët e LDK’së.

Në natën e Bajramit, nga 13-14 gusht kishin filluar kërcënimet pa ndalur nga Agim Ademi dhe shoku i tij Muharrem Rama për Dritëro Kadollin.
Muharrem Rama i kishte dhënë afat deri në orën 17:00 se nëse nuk do të përmbushej premtimi nga ana e Kadollit për Sabri Hamitin e LDK’së, vetëm njëri nga ta do të kishte vend në Prishtinë.

“Ose duhet të sjellë veturën ose paratë dhe nëse nuk i bënë këto deri në ora 17:00 vetëm për njërin nga ne do të ketë vend në Prishtinë”, thuhej në kërcënimin e Ramës ndaj Kadollit, transmeton Gazta Metro.

Por, Kadolli nuk mundej t’ia përmbushte premtimet Ademit dhe Ramës, ai i kërkoi shtyrje për shpërblimin me veturë ndaj Sabri Hamitit, por doli të jetë fatale për të.

Muharrem Rama i shkoi në zyre Kadollit, ku e e sulmoi fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore dhe thyer dhëmbët, pasi ky i fundit nuk dhuroi veturën për Sabri Hamitin.
Jo vetëm nga rrahja, kërcënimet ndaj Kadollit u rritën nga këta dy të fundit me mesazhe në telefon dhe takime në restorante dhe para banesës së tij në Prishtinë.

Si rrodhi e gjithë ngjarja?

Aktakuza ndaj Muharrem Ramës dhe Agim Ademit është ngritur në bashkëpunim të Prokurorisë Themelore të EULEX-it me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Sipas pretendimeve të prokurorit të EULEX-it, Maarten Groothuizen dhe prokurorit Ilaz Beqiri në pikën e parë të aktakuzës, të pandehurit Agim Ademi dhe Muharrem Rama gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kanë kërcënuar dhe sulmuar viktimën Dritëro Kadollin, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të pa drejtë në shumën prej 30.000.00 euro, apo një veturë të tipit “BMW X5”, e cila veturë më pas pretendohej t’i dorëzohej Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje.
Sipas të dëmtuarit Kadolli, kjo kërkesë nga dy të akuzuarit, ishte bërë pasi që Agim Ademi e njihte Sami Hamitin dhe ky i fundit, sipas tij, mund të ndikonte që pronën që ndodhej në zonën e gjelbër në lagjen “Taukbahçe” të kryeqytetit, që Kadolli ishte i autorizuar ta shiste, t’i lejohej ndërtimi.

Media në vijim do t’i sjellë të gjitha DOKUMENTET dhe përgjimet nga EULEX ndaj këtij rasti, ku kërcënime me jetë për Kadollin dhe familjen e tij ishin bërë nga Agim Ademi dhe Muharrem Rama.

(Kosova Sot Online)