Bakaj ndryshon skuadër

  • 12 November 2019 - 14:19
Bakaj ndryshon skuadër

Elis Bakaj në fund të këtij viti pritet të ndryshojë skuadër por jo kampionat.

Sulmuesi shqiptar i cili ka spikatur në këto dy vite me Shakhtyor Soligorsk ka arritur akordin me skuadrën e Dynamo Brest që është shumë pranë fitimit të titullit kampion në këtë sezon.

Bakaj është tunduar edhe nga mundësia për të luajtur në Champions League, ndërkohë që ka qenë vetë presidenti i Dynamo Brest ai që ka kontaktuar futbollistin shqiptar për t’u transferuar te skuadra e tij pasi e pëlqen sëtepërmi Bakajn.

Në këtë edicion Bakaj u përpoq të udhëhiqte Shakhtyor Soligorsk drejt fitimit të titullit në Bjellorusi por nuk ja doli pasi 10 golat dhe 12 asistet e tij në kampionat nuk mjaftuan ndërkohë që gjatë këtij viti kalendarik numëron dhe 4 gola në Kupë dhe 1 në kualifikueset e Europa League.

Me Dynamo Brest, Bakaj do të firmosë një kontratë 2-vjeçare dhe paga e tij do të jetë më e lartë se te Shakhtyor Soligorsk. Dynamo Brest do të jetë skuadra e tretë me emrin Dynamo në karrierën e Elis Bakajt pas Dinamos së Tiranës dhe Dinamos së Bukureshtit.

(Kosova Sot Online)