Zeneli në ‘Fadil Vokrri’ për të përkrahur Kosovën: Ëndrra vazhdon!

  • 17 November 2019 - 17:38
Zeneli në ‘Fadil Vokrri’ për të përkrahur Kosovën: Ëndrra vazhdon!

Arbër Zeneli, i dëmtuar në ndeshjen e qershorit me Malin e Zi, ka ardhur në Prishtinë për të përkrahur Kosovës.

Gjatë ditë së djeshme ai ka qëndruar gjithë kohën me Kombëtaren, derisa aktualisht është në ‘Fadil Vokrri’ dhe për Super Sport, ka prekur disa tema para fillimit të takimit me Anglinë.

“I dëshpëruar që s’mund të luajë, fati është kështu”, u shpreh Zeneli.

“Edhe pse nuk mund të kualifikohemi nga këto kualifikimeve, e shihni çfarë atmosfere është këtu. Nëse fitojmë shumë, do të na jep shpresa për sfidat e radhës”.

A do të kthehet për ndeshjen me Maqedoninë?

“Për momentin jam i fokusuar të punoj për tu rikuperuar. Nëse më shkon siç kam punuar deri më tani, do të jem 100% për ndeshjet e marsit”.

“Jemi të dëshpëruar sepse e dimë çfarë ekipi kemi dhe kemi pasur ëndërr me shku direkt nga këto kualifikimeve. Por fati e ka pasur kështu, Çekia ka bërë një lojë të mirë, por s’do të humbin rastin e dytë në mars”, u shpreh Zeneli.

Kosova dhe Anglia do t’i përmbyllin eliminatoret për ‘Euro 2020’ me ndeshjen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku është premtuar një atmosferë e veçantë nga ‘Dardanët’.

Fatkeqësisht, pas humbjes nga Çekia 2-1, për Kosovën kjo sfidë vlen vetëm për statistika, derisa Anglia tashmë është kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Megjithatë, ‘Dardanët’ kanë një tjetër mundësi për të preku ëndrrën Evropiane, përmes Ligës së Kombeve, kjo bën që sonte, entuziazmi të vazhdojë të jetë i madh, pasi ëndrra e shqiptarëve vazhdon dhe ka mundësi të bëhet realitet.


(Kosova Sot Online)