Shqipëria debuton me humbje në stadiumin e ri

  • 17 November 2019 - 22:51
Shqipëria debuton me humbje në stadiumin e ri

Ashtu si Kosova, edhe Shqipëria i ka mbyllë me humbje eliminatoret për ‘Euro 2020’, në përurimin e stadiumit ‘Air Albania’

Kombëtarja shqiptare është mposhtur 0-2 në stadiumin e ri ‘Air Albania’ nga kampioni i botës, Franca.

Rezultati u zhbllokua në minutën e tetë, shënoi mesfushori i Bayern Munich, Corentin Tolisso, duke ia bërë sefte në “Air Albania”.

Golin tjetër e shënoi sulmuesi, Antoine Griezmann.

Futbollisti i Barcelonës i shënoi Shqipërisë për rezultatin 2-0 në minutën e 32-të.

Shqipëria i mbylli këto eliminatore në pozitën e katërt me 13 pikë në Grupin H, 16 gola të shënuara, 14 të pranuara.

(Kosova Sot Online)