Messi: Topi i Artë është një mirënjohje e bukur

  • 23 November 2019 - 08:35
Messi: Topi i Artë është një mirënjohje e bukur

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, foli për rëndësinë e Topit të Artë, mirëpo shtoi se edhe ky çmim individual fitohet përmes sukseseve me skuadrën.

32-vjeçari Lionel Messi e ka fituar Topin e Artë plot pesë herë, në vitet 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2015.

 Vetëm Cristiano Ronaldo ka arritur ta fitojë këtë çmim aq shumë herë dhe Messi e konsideron këtë një nder të madh, edhe pse e pranoi se bashkëlojtarët e tij janë tejet të rëndësishëm te suksesi i tij.

“Është një mirënjohje e bukur dhe ndoshta më e veçanta ka qenë e para. Është diçka që vjen nga suksesi kolektiv. Pas i arritur të gjitha ato suksese bashkë, unë nuk do t’i kisha marrë të gjitha këto çmime individuale”, ka thënë Messi.

Messi do të jetë sërish ndër favoritët për ta fituar Topin e Artë këtë vit, pasi e shijoi një vit mbresëlënës gjatë 2019-tës pë Barcelonës, duke i shënuar 51 gola për klubin katalonas, që e mbylli sezonin me titullin e La Ligës, përderisa pësoi disfatë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe në finale të Kupës së Mbretit.

Në kërkim të Topit të Artë për herë të gjashtë në karrierë, Messi e kujton me dashuri herën e dytë që e kishte fituar këtë çmim, në vitin 2010, kur pas tij kishin qenë bashkëlojtarët e tij, Andres Iniesta dhee Xavi.

“Të jemi imazhi i tre kandidatëve të Topit të Artë ishte e veçantë për ne për shkak të shoqërisë që e kemi. Të jemi aq gjatë në të njëjtin klub, të tre jetonim praktikisht në të njëjtën mënyrë gjatë karrierës tonë. Të jem i sinqertë, ishte mbresëlënëse”, përfundoi Messi. 

(Kosova Sot Online )