Lampard: Mourinho s’ka të drejtë të thotë se ia ktheva shpinën Chelseat

  • 23 November 2019 - 13:54
Lampard: Mourinho s’ka të drejtë të thotë se ia ktheva shpinën Chelseat

Frank Lampard thotë se Jose Mourinho e kishte gabim që tha se statusi i tij si legjendë në Chelsea u dëmtua nga transferimi i tij në Manchester City në vitin 2014, mirëpo shtoi se ai nuk mban inat ndaj ish-trajnerit të tij.

Jose Mourinho ishte në qendër të vëmendjes këtë jave pasi e mori drejtimin e Tottenhamit – rivalit më të madh të Chelseat, te të cilët portugezi mbetet trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit.

Përderisa ishte në drejtim të Chelseat, portugezi pretendoi se ai kurrë nuk do t’i bashkohej Chelseat, komente këto që janë bërë të famshme sërish këtë javë, pasi që Mourinho e bëri pikërisht këtë gjë.

Historia e Mourinhos u kritikua shumë nga tifozët e Chelseat, pasi që portugezi kishte thënë për Frank Lampardit se historia e tij e dashurinë me Chelsean kishte marrë fund pasi mesfushori anglez i kishte shënuar Chelseat gol si lojtar i Manchester Cityt, para pesë vjetëve.

Edhe pse Lampardi beson se Mourinho e kishte gabim kur e tha një deklaratë të tillë, ai nuk mban mëri ndaj ish-trajnerit të Real Madridit e Manchester Unitedit.

“Në atë kohë, unë nuk mendoja se ishte deklarata e duhur, duhet ta them këtë. Ishte menjëherë pas ndeshjes dhe nganjëherë emocionet e ndeshjes mund të t’i shkaktojnë deklaratat e tilla”, ka thënë Lampard.

“Për mua, historia e dashurisë gjithmonë vendoset nga tifozët dhe nga klubi, Kjo është dëshmuar tani që unë jam tani këtu si trajner, por unë mendoj se edhe atëherë njerëzit e dinin se si ndihesha unë për Chelseat, si gjithmonë, pavarësisht vitit tim në Manchester City. S’kam asnjë problem me këtë”.

“Mendoj se ishte koment i bërë shkaku i emocioneve pas ndeshjes dhe reagimi ndaj transferimit tim në Manchester City, të cilën e bëra pas 13 vjetëve këtu. Por, kur e shoh reagimin që e mora nga tifozët e Chelseat atë ditë, është diçka shumë emocionuese për mua”. 

(Kosova Sot Online )