Reagon Arsenali, shënon Lacazette

  • 23 November 2019 - 16:32
Reagon Arsenali, shënon Lacazette

Arsenali e ka barazuar në 1-1 rezultatin kundër Southampton në ndeshjen që po zhvillohet në ‘Emirates’

Sulmuesi francez, Alexandre Lacazette, ishte ai që realizoi për ‘Topçinjtë’ duke barazuar rezultatin në minutën e 19-të.

Derisa për mysafirët ka shënuar Dany Ings në minutën e nëntë.

Për Arsenalin mungon ende Granit Xhaka, derisa Shkodran Mustafi është në stol.


(Kosova Sot Online)