Benzema e zë Mbappen, prapa Messit dhe Lewandowskit

  • 24 November 2019 - 07:43
Benzema e zë Mbappen, prapa Messit dhe Lewandowskit

Benzema ka vazhduar me formën e mirë në La Liga. Sulmuesi francez ka shënuar në fitoren 3-1 të Los Blancos ndaj Real Sociedad…

12 ndeshje, 10 gola në La Liga – Karim Benzma është duke sh8ijuar një ndër sezonet më të mira me Real Madridin.

Ai e gjeti golin edhe kundër Real Sociedad, sfidë të cilën e fitoi Reali 3-1, derisa edhe asistoi.

Me këtë gol, Benzema ka shkuar në kuotën e 25 finalizimeve në Ligë në vitin kalendarik 2019, aq sa Kylian Mbappe me PSG-në në Francë.

Në top pesë ligat më të mira në Evropë, vetëm Lionel Messi (29, i pari) dhe Robert Lewandowski (28, i dyti) kanë shënuar më shumë se Benzema.

Edhe këtë vit, Messi mund të triumfojë në fund. Ai është duke u rivalizuar nga Lewa për të mbyllur vitin si golashënuesi më i mirë në top 5 ligat evropiane.

(Kosova Sot Online)