Kickboks-i, sporti që po ju bën të jemi më këmbëngulës dhe të disiplinuar

  • 25 November 2019 - 15:22
Kickboks-i, sporti që po ju bën të jemi më këmbëngulës dhe të disiplinuar

Interesimi i gjinisë femërore për tu marrë me sporte luftarake tek ne po rritet çdo ditë e më shumë. E një interesimi i madh është edhe për kickboks-in, sporti ky i cili rrënjët i ka në Japoni, qysh nga viti 1950-të.

Ky sport numëron efekte të shumta pozitive, për të gjithë ata që merren me të.

Ndikon në zhvillimin e shkathtësive sociale, zhvillon vetëdijen për  zgjidhjen paqësore të konflikteve, përmirëson përqendrimin, u ndihmon të gjithëve që të luftojnë për qëllimet e tyre, ndikon në përvetësimin e shprehive të shëndetshme, zvogëlon nervozizmin dhe stresin, zhvillon tolerancën, etj.

Trajneri, Viktor Hoxha , qysh nga mosha 5 vjeçare është marrë me sportet  luftarake dhe tani ushtron një numër të madh adhuruesish të kickboks-it.

Hoxha thotë se interesimi i femrave për këtë sport është për tu admiruar.

Pos tjerash, duke u marrë me kickboks, pos që do të jeni mirë fizikisht, gjithashtu do të bëheni më këmbëngulës dhe të disiplinuar.

(Kosova Sot Online)