PSG-ja drejt Madridit me të gjitha forcat: Mbappe, Neymar, Cavani, Icardi, Di Maria

  • 25 November 2019 - 16:05
PSG-ja drejt Madridit me të gjitha forcat: Mbappe, Neymar, Cavani, Icardi, Di Maria

Paris Saint-Germain ka udhëtuar drejt Spanjës me skuadrën më të fortë, për t’u përballur me Real Madridin në Ligën e Kampionëve të martën.

Marco Verratti u rikthye në skuadër për ndeshjen e nesërme në fazën grupore të garës elitare evropiane, pasi mungoi në fitoren e PSG-së 2:0 kundër Lille në Ligë 1 këtë fundjavë.

Po ashtu, yjet Kylian Mbappe, Neymar, Edinson Cavani, Angel di Maria dhe Mauro Icardi janë në dispozicionin e Thomas Tuchel.

Mungesa e vetme e madhe është mesfushori Ander Herrera.

Ndërsa mungojnë lojtar si Mitchel Bakker, Marcin Bulka, Thilo Kehrer, Layvin Kurzawa, Loïc Mbe Soh dhe Eric Choupo-Moting, për shkak të lëndimeve.

(Kosova Sot Online)