Mourinho: Dështimi i Tottenham në finale të Champions si një ulje e pasuksesshme në hënë

  • 25 November 2019 - 18:08
Mourinho: Dështimi i Tottenham në finale të Champions si një ulje e pasuksesshme në hënë

Jeta vazhdon sipas Mourinhos dhe Tottenham, duhet të harrojë finalen e Champions League dhe të marrë shembull Liverpoolin.

Nga finalist i Champions League, në një ndër skuadrat më të dobëta në Premierligë – Tottenhami e ka nisur keq sezonin 2019/20 dhe për këtë u shkarkuar Mauricio Pochettino.

Vendin e argjentinasit e zuri Jose Mourinho, i cili si gjithmonë me deklaratat e tij interesante, po mundohet t’i tregojë lojtarëve se e kaluara është e kaluar dhe duhet të fokusohen në të ardhmen për të rikthyer atë formën e sezoneve të fundit.

Jose Mourinho e ka krahasuar humbjen e Tottenham në finale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar me një ulje të pasuksesshme në hënë.

“Nëse Mauricio ka thënë se [humbja në finale ka ndikuar te lojtarët] atëherë ai ka ndarë këtu këtë me ata. Është sikur kur tentoni të uleni në hënë por nuk ia dilni. Shikoni Liverpoolin, që ishte i frustruar që nuk fituan, derisa vitin tjetër arritën sërish në finale dhe e fituan atë”, u shpreh Mourinho.

“Në çdo sezon të Champions League vendosin detajet për fitore dhe dështim sikur unë që kam humbur me penalti në minutat e fundit. Detajet e bëjnë diferencën”.

“Për Spurs vendosën detaje sezonin e kaluar. VAR ishte me ta dhe Lucas [Moura] në golin në Amsterdam. Shkuarja në finale është një arritje, por jo histori”.

Mourinho do të debutojë në stolin e Tottenham Hotspur të martën në UEFA Champions League kundër Olimpiakos. Pas katër ndeshjeve në Grupin B, Tottenham ka grumbulluar shtatë pikë dhe gjendet në pozitën e dytë.

(Kosova Sot Online)