Shtyhen ndeshjet e Superligës, në shenjë solidarizimi për viktimat e tërmetit në Shqipëri

  • 27 November 2019 - 08:25
Shtyhen ndeshjet e Superligës, në shenjë solidarizimi për viktimat e tërmetit në Shqipëri

Janë shtyrë për një ditë të gjitha ndeshjet e sotshme në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, për shkak se vendi do të mbajë ditë zie, në shenjë solidarizimi për viktimat e tërmetit tragjik në Shqipëri, njofton Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).

24 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar në një seri tërmetesh që e goditen Shqipërinë, që nga orët e hershme të mëngjesit të djeshëm.

Si pasojë, FBK-ja ka vendosur që t’i shtyjë për të enjten dy ndeshjet e Superligës të cilat ishin planifikuar të zhvillohen sot, e mërkurë.

“Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se dy ndeshjet e Superligës, Peja-Feronikeli dhe Ponte Prizreni-Lipjani, që ishin paraparë të zhvilloheshin të mërkurën (sot) janë shtyrë për të enjten (nesër)”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga FBK-ja.

Vendimi është marrë nga Federata e Basktbollit të Kosovës, duke ditur se sot është ditë zie në Kosovë.

“Vendimi vjen pasi presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të mërkurën e ka shpallur ditë zie në shenjë solidarizimi për viktimat e tërmetit në Shqipëri”, sqaron FBK-ja.

(Kosova Sot Online)