Hazard dribloi tre lojtarë të PSG-së dhe gjyqtarin tek goli i parë i Benzemas

  • 27 November 2019 - 09:38
Hazard dribloi tre lojtarë të PSG-së dhe gjyqtarin tek goli i parë i Benzemas

Eden Hazard dribloi gjyqtarin kryesor të ndeshjes tek goli i parë i Real Madridit kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve mbrëmë.

Ylli belg bëri disa veprime të mira ndaj lojtarëve kundërshtar, por pjesë e driblimeve të tij ishte edhe gjyqtari Artur Soares Dias. Hazard arriti t’ia fuste gjyqtarit topin nën këmbë dhe nga aty filloi i gjithë aksioni i golit të shënuar nga Karim Benzema.

Veprimi i ish-yllit të Chelseat në minutën e 17-të është bërë viral në rrjetet sociale, duke u shpërndarë si fenomen i rrallë. Përveç golit në pjesën e parë, Benzema arriti të tund rrjetën edhe në minutën e 79-të për epërsinë 2-0 dhe dukej se vulosi tre pikët.

Por, PSG u rikthye shpejt në lojë duke shënuar me Kylian Mbappe (81′) për 2-1 dhe Pablo Sarabia (82′) vulosi barazimin 2-2.

(Kosova Sot Online )