Plisat kërkojnë produkte higjienike për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

  • 27 November 2019 - 14:09
Plisat kërkojnë produkte higjienike për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Grupi i tifozëve Plisat ka kërkuar nga qytetasit e Kosovës të ofrojnë produkte higjienike, kryesisht për gratë, për t’i ndihmuar të gjithë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

31 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar në një seri tërmetesh që e goditen Shqipërinë, që nga orët e hershme të mëngjesit të djeshëm.

Për personat e tjerë të prekur nga tërmeti është ofruar strehim nëpër tenda të ngritura në stadiume, si në Durrës e Tiranë, ndërsa grupit “Plisat” dhe disa grupe e organizata të tjera kanë grumbulluar ndihma për t’i dërguar në Shqipëri.

“Urgjencë: Më së shumti na nevojiten gjëra higjienike, kryesisht për gratë. Vazhdojmë të jemi tek sheshi Zahir Pajaziti deri në ora 22:00”, thuhet në njoftimin e fundit të lëshuar nga Plisat.

(Kosova Sot Online)