U kontestua pafundësisht deri në shkarkim, reagimi i Emery është unik

  • 29 November 2019 - 23:15
U kontestua pafundësisht deri në shkarkim, reagimi i Emery është unik

Vetëm pak orë pas shkarkimit nga drejtimi i Arsenal, trajneri Unai Emery ka publikuar në faqen zyrtare të klubit një letër të hapur për të falenderuar “Topccinjtë” dhe të gjithë ata që i dhanë mundësinë për të menaxhuar klubin londinez.

“Për të gjithë tifozët, dua t’ju falenderoj të gjithë ju nga thellësia e zemrës që më ndihmuat të kuptoj dhe ndjej madhështinë e Arsenal. Të gjithë ju që na keni mbështetur nga ccdo kënd i globit, të gjithë ju që keni ardhur në “Emirates”, të gjithë ju që keni pritur në shi, në të ftohtë, vetëm për të më përshëndetur mua pas një ndeshje”. 

“Unë dua t’ju them të gjithë ju se kam punuar me pasion, me përkushtim dhe përpjekje. Nuk do të kisha dashur asgjë më shumë se të arrija rezultate më të mira për ju”. 

“Ka qenë një vit e gjysmë plot emocione, me momente madhështore dhe disa të tjera më të hidhura, por asnjë ditë nuk ka kaluar për mua pa menduar se sa me fat jam që kam punuar për këtë klub, me këta futbollsitë me cilësitë e tyre profesionale dhe personale. Ata kanë nderuar gjithmonë fanellën që kanë veshur. Ata e meritojnë mbështetjen tuaj”, përfundoi letra e ish-trajnerit Emery.

(Kosova Sot Online)