Shpërblehet Edon Zhegrova

  • 01 December 2019 - 18:39
Shpërblehet Edon Zhegrova

Më i miri i ndeshjes, Zhegrova është shpërblyer pasi shkëlqeu me gol dhe asist në fitoren 3-0 të Basel kundër Young Boys

Baseli e ka mposhtur liderin, Young Boys për t’iu afruar në një pikë në renditjen e Superligës së Zvicrës.

Vendasit triumfuan me rezultat të pastër, 3-0, në një ndeshje ku shkëlqeu talenti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

20-vjeçari asistoi për golin e parë të shënuar nga Arthur në minutën e 6-të, derisa vet realizoi një gol të bukur për 3-0 në minutën e 48-të.

Golin tjetër për Baselin e shënoi Omar Alderete në minutën e 13-të.

Edoni luajti 76-të minuta dhe për aq kohë sa ishte në fushë, ishte thjesht më i miri.

Përvec golit dhe asistit, ai kompletoi 5 driblime, nga shtatë tentime, krijoi 2 shanse, dha 2 pasime kyçe dhe krijoi dy shanse të mëdha për gol – thjesht më i miri.

Në fund, Zhegrova u vlerësua si më i miri i takimit, duke u shpërblyer me notën 8.5.

(Kosova Sot Online)