Me tri ndeshjet e fundit në Ipko Superligë, përfundon stinori vjeshtor

  • 02 December 2019 - 09:51
Me tri ndeshjet e fundit në Ipko Superligë, përfundon stinori vjeshtor

Java e 17-të në elitën e futbollit kosovar ka filluar ditën e diel me tri ndeshje që janë zhvilluar.

Një fitore për vendasit (Trepça ’89 – Drita 3-1), një për mysafirët (Llapi – Flamurtari 1-4) dhe një tjetër takim përfundoi në barazim (Gjilani – Prishtina 0-0). Ndërkohë për ditën e sotme janë në program të zhvillohen tri ndeshje të tjera.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli ka punë të lehtë pasi para adhuruesve të vet pret Dukagjinin e fundit në tabelë.

Ballkani që është befasia më e madhe e këtij stinori është tanimë kampion vjeshtor dhe sot luan përballë Vushtrrisë në udhëtim.

Ndërkohë ndeshje mjaftë interesante pritet të zhvillohet edhe në Skenderaj, ku Drenica është nikoqire e Ferizajt.

Të tria takimet do të nisin në kohë të njëjtë me fillim nga ora 13:00.

(Kosova Sot Online )