Van Dijku e hesht Morganin që reagoi ashpër ndaj deklaratës për Ronaldon

  • 03 December 2019 - 08:53
Van Dijku e hesht Morganin që reagoi ashpër ndaj deklaratës për Ronaldon

Virgil Van Dijku e shfrytëzoi llogarinë e tij në Twitter për ta heshtur Piers Morganin, pasi gazetari anglez pretendoi se mbrojtësi i Liverpoolit nuk është në të njëjtin nivel me yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldon.

Qendërmbrojtësi holandez i Liverpoolit ishte i dyti në radhitjen për Topin e Artë këtë vit, duke bërë kështu që Lionel Messi të thyejë rekord duke e fituar këtë çmim për herën e gjashtë në karrierë.

Van Dijku përfundoi më lart sesa Ronaldo në këtë garë, pasi që portugezi mora vota vetëm mjaftueshëm për të qenë i treti, pas kampionit të La Ligës Messit dhe fituesit të Ligës së Kampionëve Van Dijkut.

Van Dijku e ngacmoi Ronaldon në Paris të hënën, duke thënë se nuk e kishte kuptuar se edhe sulmuesi i Juventusit kishte qenë me të vërtetë në garë për këtë çmim, pasi portugezi nuk shkoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Kjo ishte hera e parë që nga viti 2011 kur Ronaldo s’ka arritur të jetë në top dyshe për Topin e Artë dhe Piers Morgan nuk mbeti aspak i kënaqur me shakanë e Van Dijkut, gjë të cilën e bëri të qartë përmes llogarisë së tij në Twitter.

“Jo, Cristiano është lojtar shumë më i mirë. Ti nuk je në nivelin e tij”, shkroi Morgan.

Van Dijku iu përgjigj jo shumë kohë më vonë, duke e bërë të qartë se ai kishte qenë duke bërë shaka.

“Tung Piers, nëse ti nuk do të ishte ndikuar nga rrjetet sociale dhe do ta kishte dëgjuar intervistën e plotë, atëherë ti do ta kuptojë se unë bëra shaka dhe se kam vetëm respekt për ata të dy”, tha Van Dijku.

(Kosova Sot Online )