Ronaldo s’mori pjesë në ceremoninë për çmimet e Serisë A deri kur u shpall fitues

  • 03 December 2019 - 12:58
Ronaldo s’mori pjesë në ceremoninë për çmimet e Serisë A deri kur u shpall fitues

Cristiano Ronaldo nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Topit të Artë në Paris të hënën në mbrëmje dhe ai u paraqit në Grand Gala of Football vetëm pasi u shpall fitues.

34-vjeçari u radhit i treti në votimet për Topin e Artë këtë vit, ndërsa rivali i tij Lionel Messi e kaloi atë me çmime individuale në karrierë, duke e fituar Topin e Artë për herë të gjashtë.

Në vend se të ishte në Paris për ceremoninë më të madhe të vitit në botën e futbollit, Ronaldo shkoi në Milano, ku u shpall lojtari më i mirë i vitit dhe sulmuesi më i mirë i vitit në Serie A.

Megjithatë, portugezi nuk qëndroi as aty për një kohë të gjatë. Sipas gazetarit italian, Tancredi Palmeri, Ronaldo kishte qëndruar në veture deri në momentin kur ishte bërë e ditur se ai është fituesi i çmimit.

Gazetari italian pretendon se dy rojet e ish-yllit të Manchester Unitedit dhe Real Madridit qëllimisht lëshuan drita nga vetura drejt fotografëve, në mënyrë që ata të mos mund ta fotografonin Ronaldon.

 

Ronaldo tani është lojtari i vetëm që e ka fituar çmimin për lojtarin më të mirë në Angli, Spanjë dhe Itali. 

(Kosova Sot Online)