Chelsea do t’i dëgjojë ofertat për Giroudin

  • 04 December 2019 - 13:26
Chelsea do t’i dëgjojë ofertat për Giroudin

Sulmuesi i pakënaqur francez e ka paralajmëruar largimin nga Londra gjatë janarit. Edhe “Blues” duken të interesuar për ta shitur lojtarin. Interesim për Giroud të ka shfaqur Interi në Itali

Chelsea është e gatshme ta shesë Olivier Giroudin gjatë janarit.

Sulmuesi francez është i pakënaqur me situatën e tij aktuale dhe po planifikon të largohet nga Londra.

Përfaqësuesi francez gjatë të shtunës që shkoi e zhvilloi ndeshjen e parë nga minuta e parë që nga 18 gushti, në humbjen e Chelseat nga West Ham United.

Trajneri Frank Lampard i preferon më shumë sulmuesit Tammy Abraham e Michy Batshuayi, plus futbollistin ofanziv Christian Pulisic.

Prandaj, “Daily Mail” shkruan se “Blues” po planifikojnë ta shesin futbollistin nëse arrin ndonjë ofertë e kënaqshme.

Ish-futbollisti i Arsenalit ka kontratë me Chelsean deri në fund të këtij sezoni.

(Kosova Sot Online)