Lukaku reagon kundër ‘Corriere dello Sport’: Titulli më budalla që kam parë ndonjëherë

  • 05 dhjetor 2019 - 20:16
Lukaku reagon kundër ‘Corriere dello Sport’: Titulli më budalla që kam parë ndonjëherë

Derisa të gjithë po flasin dhe po luftojnë në mënyra të ndryshme për ta larguar racizmin, ‘Corriere dello Sport’ ka tronditur botën me ballinën e së enjtes, kontroverse dhe raciste, për ndeshjen derbi të së premtes mes Interit dhe Romës. Kjo ka ngjallur reagime të shumta, së fundi ka reaguar edhe Lukaku…

Titulli “E premtja e zezë”, me dy lojtarët me ngjyrë Romelu Lukakun e Interit dhe Chris Smallingun e Romës në fotografinë e ballinës së gazetës, kanë nxitur reagime të mëdha të enjten.

Përvec ndeshjes në “Giuseppe Meazza”, ballina i referohej edhe dy lojtarëve me ngjyrë të transferuar në Inter dhe Romë, përkatësisht, nga Manchester Unitedi këtë verë.

Zgjedhja që ka bërë gazeta për ballinë ka shkaktuar kritika të mëdha të klubeve dhe personaliteve të ndryshme dhe së fundmi ka edhe futbollisti që ishte pjesë e asaj ballinë, Romelu Lukaku.

“Në vend se të fokusohen në betejën mes dy ekipeve… ‘Corriere dello Sport’ vjen me titullin më budalla që kam parë në karrierë”, shkroi Lukaku në Instagram.

“Ju djema vazhdoni t’ ushqeni me negativitet çështjen e racizmit. Në vend që të flasim për lojën e bukur që do të luhet midis dy klubeve të shkëlqyera.. Edukimi është thelbësor. Ju djema të Corriere dello Sport duhet të bëni një punë më të mirë në atë.. “Faleminderit të gjithë fansave dhe gazetarëve për mbështetjen dhe le të presim të gjithë lojën e nesërme. Forza Inter”, shkroi ndër të tjera Lukaku.


(Kosova Sot Online)