Zhegrova përsëri titullar për Baselin kundër Sionit të shqiptarëve

  • 08 dhjetor 2019 - 15:29
Zhegrova përsëri titullar për Baselin kundër Sionit të shqiptarëve

Edon Zhegrova e ka merituar vendin e titullar për Baselin për ndeshjen e dytë radhazi në Superligën e Zvicrës për herë të parë sot kundër Sionit, pas paraqitjes mbresëlënëse që e bëri javën e kaluar kundër kampionit në fuqi, Young Boys.

Baseli është nikoqir i Sionit në St, Jakob-Park, në një ndeshje të javës së 17-të që nis në orën 16:00.

Anësori i Kombëtares së Kosovës i ka bërë vetëm tetë paraqitje për Baselin deri tani në ligë, përfshirë dy si titullar, duke e shënuar dy gol dhe duke dhuruar dy asist.

Paraqitje e mrekullueshme në fitoren e madhe të Baselit 3:0 kundër kampionit të Zvicrës – në të cilën kosovari kontribuoi me gol dhe asist – bëri që trajneri Marcel Koller t’ia besojë vendin e titullar për ndeshejn e dytë radhazi për herë të parë.

Baseli është duke e ndjekur Young Boys hap pas hapi në renditjen tabelore në Superligë dhe fitorja sot do ta afronte atë në vetëm një pikë me liderin.

Ndërkohë, për Sionin nga fillimi luajë tre lojtarë shqiptarë, Bastien Toma, Pajtim Kasami dhe Emir Lenjani.


(Kosova Sot Online)