Dorëzohet Guardiola: S’mund të garojmë kundër Liverpoolit dhe klubeve të tjera të mëdha

  • 09 December 2019 - 09:05
Dorëzohet Guardiola: S’mund të garojmë kundër Liverpoolit dhe klubeve të tjera të mëdha

Pep Guardiola ka thënë se Manchester City i tij mbase nuk është në gjendje të garojë kundër klubeve të mëdha evropiane tani për tani, duke këmbëngulur se skuadra e tij duhet patjetër ta përmirësojë formën e tanishme.

Kampioni në fuqi i Premierligës e fitoi tripletën vendore sezonin e kaluar, por këtë sezon ngel 14 pikë prapa Liverpoolit, pas humbjes 2:1 kundër rivalit fqinj, Manchester United, të shtunën.

 

City është mposhtur katër herë këtë sezon – po aq herë sa tërë sezonin e kaluar – dhe pas vetëm një fitoreje në katër ndeshjet e fundit në ligë, trajneri spanjoll pyet veten nëse skuadra e tij mund ta ruajë ritmin me gjigantët evropianë.

“Unitedi ka cilësi për t’u mbrojtur dhe cilësi për të sulmuar në kundërsulm. Duhet ta pranosh këtë”, tha Guardiola.

“Ky është niveli me të cilin ne përballemi kundër Liverpoolit, Unitedit, Barcelonës, Madridit, Juventusit. Këto janë me të cilat duhet të përballemi dhe realiteti është se ne mbase nuk jemi në gjendje të garojnë kundër tyre”, theksoi ai.

“Ne duhet të përmirësohemi dhe ta pranojmë këtë e të ecim përpara”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )