Grupmoshat e Kosovës dhe Shqipërisë mësojnë kundërshtarët

  • 10 December 2019 - 12:06
Grupmoshat e Kosovës dhe Shqipërisë mësojnë kundërshtarët

Ekipi kombëtar U-16 i vajzave të Kosovës do të garojë në Grupin C të Divizionit B, në kuadër të Kampionatit Evropian U-16 të vajzave në FIBA. Në Grupin C i ka rënë shorti edhe Kosovës U20.

Në Freising të Gjermanisë u hodh shorti dhe Kosova U-16 mësoi se do të jetë në grup Rumaninë, Sllovakinë, Poloninë, Maqedoninë Veriore edhe Irlandën.

Ndërsa, Shqipëria do të garojë në Grupin B, kundër Izrealin, Islandën, Suedinë, Bullgarinë dhe Bjellorusinë.

Ndeshjet e këtyre grupeve të Divizionit B do të mbahet nga 17 deri më 26 korrik të vitit të ardhshëm, në Sajarevë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Në anën tjetër, short u hodh edhe për vajzat U20, ku Kosova u radhit në Grupin C me Gjermaninë, Zvicrën dhe Ukrainën, ndërsa Shqipëria në Grupin A me Rumaninë, Greqinë dhe Bjellorusinë.

Këto ndeshje do të zhvillohen nga 8 deri më 16 gusht të vitit të ardhshëm, në Ramat Gan të Izraelit.

(Kosova Sot Online)