PSG-ja do t’i dëgjojë ofertat për Neymarin verën e ardhshme

  • 10 December 2019 - 15:19
PSG-ja do t’i dëgjojë ofertat për Neymarin verën e ardhshme

Ylli brazilian dëshironte të largohej nga Parisi verën që shkoi, por duket se dëshira e tij do të plotësohet në verën e vitit 2020.

Paris Saint-Germaini është i vendosur të mos ndahet me Neymarin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mirëpo, klubi francez do t’i dëgjojë ofertat për sulmuesin brazilian gjatë verës së ardhshme, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”.

Ish-futbollisti i Santosit e kishte shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Barcelonë gjatë verës që shkoi, por në fund palët nuk u morën vesh.

Barça e kishte shitur futbollistin për 222 milionë euro, afro dy vjet e gjysmë më parë.

Tash, duket se dëshira e përfaqësuesit brazilian për t’u rikthyer në Camp Nou mund të plotësohet në verën e vitit 2020.

(Kosova Sot Online)