Liverpooli, në mesin e kundërshtarëve potencial të Real Madridit në 1/8 e finales

  • 11 December 2019 - 10:14
Liverpooli, në mesin e kundërshtarëve potencial të Real Madridit në 1/8 e finales

Liverpooli e siguroi të martën kualifikimin në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve si fituese e grupit, duke u bërë kështu njëra ndër klubet që mund t’iu bie shorti të luajnë kundër Real Madridit në 1/8 e finales.

Los Blancos e kanë siguruar kualifikuar në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve si klubi i dytë më i mirë në grup, pas Paris Saint-Germainit. Kjo bën që madrilenët të rrezikojnë të përballet me ndonjë grup elitar në rundin tjetër.

Bayern Munichu, Manchester City dhe Juventusi janë në mesin e klubeve që tashmë janë kualifikuar si fituese të grupit dhe Real Madridi mund të përballet me njërën prej tyre në fazën e ardhshme të Championsit.

Edhe Barcelona u kualifikua si fituese e grupit, mirëpo katalonasit nuk mund të përballen me Real  Madridin në fazën e 1/8 të finales pasi që rregullat e garës theksojnë se dy klube nga i njëjti vend s’mund të përballen në rundin e 16 më të mirëve.

Real Madridi do të përballet me Club Brugge të mërkurën dhe ata do të duhet të presin deri të hënën për ta mësuar kundërshtarin e parë në fazën eliminatore të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve.

(Kosova Sot Online )