Ancelotti e luti presidentin e Napolit të mos e shkarkojë

  • 13 December 2019 - 15:01
Ancelotti e luti presidentin e Napolit të mos e shkarkojë

Carlo Ancelotti raportohet se kishte tentuar ta bindë presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, të qëndrojë në postin e trajnerit të klubit italian.

Trajneri Gennaro Gattuso e zëvendësoi Carlo Ancelottin në postin e trajnerit të Napolit të mërkurën, vetëm disa orë pasi 60-vjeçari u shkarkua nga kjo pozitë.

Ancelotti u shkarkua nga pozita e tij vetëm pak pasi arriti të kualifikohet me Napolit në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, përmes fitores me rezultat 4:0 kundër Racing Genkut.

Il Matino pretendon se Carletto tentoi ta bindë Aurelio De Laurentiis ta ndryshojë mendimin e tij gjatë ditëve të fundit sa e mbante postin e trajnerit të Azurëve, duke e pyetur presidentin e klubit: “A je i sigurt?”

Megjithatë, vendimi veçse ishte marrë, për shkak të ecurisë së dobët të klubit në Serie A, dhe ish-trajneri tjetër i Milanit, Gattuso, do ta drejtojë skuadrën e Napolit për ndeshjen e fundjavës kundër Parmës.

Në anën tjetër, Ancelolotti është përfolur se do ta marrë pozitën e trajnerit në Arsenal, pasi që Unai Emery u shkarkua muajin e kaluar dhe Freddie Ljunbergu është duke e kryer këtë detyrë përkohësisht. 

(Kosova Sot Online)