Giuffredi: Nëse Gattuso nuk i jep hapësira, Hysaj do të largohet në janar

  • 15 December 2019 - 09:25
Giuffredi: Nëse Gattuso nuk i jep hapësira, Hysaj do të largohet në janar

Elseid Hysaj mund të largohet në janar nga Napoli dhe këtë e ka konfirmuar agjenti i tij.

Mario Giuffredi ka folur për Radio Kiss Kiss rreth të ardhmes së mbrojtësit shqiptar dhe problemeve të tij që kishte me Ancelottin.

25-vjeçari ishte një titullar i padiskutueshëm te Napoli, por këtë edicion ka qëndruar në bankën rezervë pasi nuk preferohej nga ish-trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti. 

“Sapo jam takuar me drejtorin Giuntoli dhe presidentin De Laurentis ku biseduam për Hysajn”.

“Ne kemi pritur që ai të luante më shumë, por Ancelotti me qëllim e la atë në bankë. Shpresoj që Gattuso ta aktivizojë atë më shumë dhe të qetësohet lojtari”.

“Nëse Hysaj nuk aktivizohet nga Gattuso, atëherë ne do të largohemi gjatë afatit kalimtar të janarit pasi ka oferta për të”, ka deklaruar Giuffredi.

Roma vazhdon të mbetet e interesuar për lojtarin, por në lojë mbeten edhe skuadrat tjera si Inter, Fiorentina dhe Schalke 04.

Napoli e vlerëson mbrojtësin shqiptar rreth 20 milionë euro.

(Kosova Sot Online)