Mësohet shkalla e lëndimit të Emanuele Ndoj

  • 15 December 2019 - 12:43
Mësohet shkalla e lëndimit të Emanuele Ndoj

Brescia regjistroi fitoren e dytë radhazi në Serie A, pasi mposhti 3-0 Leccen dhe iu largua fundit të klasifikimit. Por në këtë sfidë Emanuele Ndoj la fushën pas 30 minutash lojë për shkak të një dëmtimi.

Mendohej diçka shumë më serioze për mesfushorin shqiptar, por mesa duket Ndoj është ok, siç e ka konfirmuar edhe trajneri i “dallëndysheve” Eugenio Corini, i cili e ka komentuar kështu zëvendësimin e parakohshëm të lojtarit të dalë nga akademia e Romës. 

“Ndoj ka pasur një problem në kavilje gjatë verës dhe nuk doja ta rrezikoja më shumë. Një mungesë e mundshme e tij, do të na krijonte shumë vështirësi në të ardhmen”, deklaroi Eugenio Corini.

(Kosova Sot Online)