Interit dhe Milanit s’iu lejohet t’i bëjnë dy stadiume

  • 17 December 2019 - 14:13
Interit dhe Milanit s’iu lejohet t’i bëjnë dy stadiume

Komuna e Milanos ka vendosur ta kundërshtojë propozimin e Interit dhe Milanit për ndërtimin e dy stadiumeve në zonën e San Siros, pasi përfaqësuesit e dy klubeve u takuan me zyrtare të komunës të martën.

Një takim mes dy palëve, i mbajtur sot, zgjati rreth një orë dhe aty u diskutua për planet për stadiumin e ri të Milanit dhe Interit.

“Studimet kanë dëshmuar se bashkekzistenca e dy stadiumeve nuk do të ishte e qëndrueshme, për shkak të ndikimeve që do të shkaktoheshin nga zhurmat dhe rrugët, si dhe do të shfaqeshin probleme lidhur me menaxhimin e ndeshjeve dhe sigurinë”, thuhet në deklaratën e lëshuar.

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, u ndoq nga menaxheri i përgjithshëm Ivan Gazidis, ndërsa Interin e përfaqësoi administratori i deleguar Alessandro Antonello.

Dy klubet diskutuan pse nuk mund të ndërtohet dy stadiume përballë njëri-tjetrit në zonën e San Siros. Stadiumi i ri do të jetë Giuseppe Meazza aktual, pavarësisht se a rindërtohet apo zvogëlohet ai.

(Kosova Sot Online)