Skuadra e Barcelonës për El Clasico, mungojnë Dembele dhe Arthur

  • 17 December 2019 - 22:13
Skuadra e Barcelonës për El Clasico, mungojnë Dembele dhe Arthur

Ernesto Valverde e listën me 18 lojtarët e ftuar për takimin e Barcelonës kundër Real Madridit të mërkurën në La Liga, me dy mungesa të mëdha.

Valverde nuk do të mundë të llogarisë në Ousmane Dembelen dhe Arthur Melon, të cilët janë të lënduar, për takimin e El Clasicos që do të jetë vendimtar se kush do të jetë lider, duke qenë se Barça dhe Reali e ndajnë vendin e parë me pikë të barabarta pas 16 javëve.

Barcelona e pret Realin me listën e njëjtë të futbollistëve me të cilën u përball me Real Sociedadin në fundjavë.

Ashtu sic është pritur, Arthur dhe Dembele nuk ia kanë dalë të riaftësohen në kohë për këtë ndeshje.

Lista prej 18 lojtarëve e Barcelonës për ndeshje kundër Real Madridit:

Marc-Andre ter Stegen, Nelson Semedo, Gerard Pique, Ivan Rakitic, Sergio Busquets, Luis Suarez, Lionel Messi, Neto, Clement Lenglet, Antoine Griezmann, Jordi Alba, Carles Alena, Sergi Roberto, Frenkie de Jong, Arturo Vidal, Samuel Umtiti, Carles Perez and Ansu Fati.


(Kosova Sot Online)