Matic: Të rinjtë e Man Unitedit le të përqendrohen në ndeshjet e vogla

  • 21 December 2019 - 09:41
Matic: Të rinjtë e Man Unitedit le të përqendrohen në ndeshjet e vogla

Nemanja Matic u ka thënë të rinjve të Manchester Unitedit ta përmirësojnë nivelin e tyre të përqendrimit në ndeshjen e Premierligës kundër klubeve më të vogla.

Manchester Unitedi ka pasur sukses në ndeshjet e vështira këtë sezon, duke ia shkaktuar Jose Mourinhos disfatën e parë si trajner të Tottenham dhe duke e ndjekur këtë me fitore kundër Manchester Cityt, përderisa është edhe ekipi i vetëm që ka arritur t’i marrë pikë Liverpoolit këtë sezon në Premierligë.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer – që po luan pa lojtarë të rëndësishëm të ekipit të parë, si Nemanja Matic, Eric Bailly, Luke Shaë, Anthony Martial dhe Paul Pogba, për pjesën më të madhe të sezonit – ka pasur probleme kundër skuadrave më të vogla.

Manchester Unitedi ka dështuar ta mposhtë Bournemouthin, Sheffield Unitedin, Aston Villan dhe Evertonin në shtatë ndeshjet e fundit të ligës, përderisa më parë i kishte humbur ndeshjet kundër Neëcastle Unitedit, Ëest Hamit dhe Crystal Palace.

“E kam të vështirë ta sqaroj, por mendoj se ne e kemi një skuadër shumë të re. Kur luajmë kundër ekipeve të mëdha, si Liverpooli, Chlesea, City e Tottenhami, mendoj se këta lojtarë janë më të përqendruar”, ka thënë Matici.

“Mendoj se ata japin më shumë nga vetja në fushë, ndërsa, sipas meje, në ndeshjet e vogla nuk ndodh kjo gjë. Nëse ne arrijmë ta mbajmë nivelin e njëjtë të përqendrimit si në ndeshjet e mëdha edhe në ato të vogla, atëherë do të fitojmë më shumë ndeshje”.

“Siç e dini, jemi të pestit apo të gjashtit në tabelë dhe unë mendoj se kjo skuadër mund të bëjë më shumë sesa kaq”.

(Kosova Sot Online )