Panucci padit Shqipërinë për 57 mijë euro

  • 21 December 2019 - 10:32
Panucci padit Shqipërinë për 57 mijë euro

Një lajm i habitshëm vjen nga ish-trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci. Ish-tekniku ka paditur FSHF për 57 mijë euro. Ai pretendon bonuset e ekipit për rezultatet e arritura nga trajneri Edy Reja nën drejtimin e kombëtares kuqezi.

Presidenti Armand Duka shkarkoi teknikun italian pas humbjes në Shkodër kundër Turqisë. Italiani nuk pranoi të japë dorëheqjen dhe vazhdon të paguhet nga FSHF. Panucci duke qenë nën një kontratë aktuale, pavarësisht se nuk ka më drejtimin e kombëtares, pretendon bonuset për fitoret dhe barazimet e arritura nga trajneri Edy Reja shkruan Procesi Sportiv. 

Gjyqi i Panuccit ndaj Shqipërisë është një tjetër telash për Federatën Shqiptare të Futbollit. Tekniku italian nuk ka gjetur ende ekipin e ri dhe deri sa të jetë gati për të ndryshuar stol, nëse gjen një ekip, do të vazhdojë të paguhet nga FSHF deri në përfundim të kontratës.

(Kosova Sot Online )