Futbollisti konfirmon ndarjen me klubin e Superligës së Kosovës

  • 23 December 2019 - 21:06
Futbollisti konfirmon ndarjen me klubin e Superligës së Kosovës

Skuadra e Vushtrrisë ka kaluar në një edicion jo të mirë, vjeshtën e këtij viti.

Ndryshimi në trajner, por edhe rezultatet jo të mira, pritet të ndikojnë edhe në ndryshimet e lojtarëve në ekip.

Tashmë, për media, largimin nga Vushtrria e ka konfirmuar mesfushori i njohur, Dior Zabergja.

“Jo, me shumë gjasë do të largohem, jam vetëm në pritje të përfundojnë disa detyrime ndaj meje dhe më pas do të jem lojtar i lirë”, tha fillimisht Zabërgja.

Tutje, mesfushori zbuloi edhe arsyen e largimit nga skuadra e qytetit të lindjes së tij.

“Kam biseduar me kryesinë e klubit dhe e kemi parë të arsyeshme të përfundojmë kontratën me marrëveshje, mendoj se ka ardhur koha të ndryshoi ambient”, përfundoi Zabërgja.

Ky i fundit, ishte titullar i padiskutueshëm këtë edicion te Vushtrria.

Këta të fundit, renditen në pozitën e 11-të të Superligës dhe rrezikojnë mjaft shumë, rënien në Ligën e Parë.

(Kosova Sot Online)