Ljungberg nuk largohet nga Arsenal, bëhet asistent i Artetas

  • 24 December 2019 - 20:53
Ljungberg nuk largohet nga Arsenal, bëhet asistent i Artetas

Qëndrimi i tij si trajner i përkohshëm i Arsenalit nuk ishte shumë pozitiv, por suedezi do të jetë pjesë e trajnerëve të klubit nga Londra Veriore.

Trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta do të asistohet nga Freddie Ljungberg, Albert Stuivenberg dhe Steve Round, ka konfirmuar klubi të martën.

Dyshja kishin biseduar gjatë pas ndeshjes në Goodison Park dhe Arteta ka treguar të hënën që suedezi do të qëndroi në klub si pjesë e stafit të tij të trajnerëve.

“Kam folur më të pas ndeshjes dhe i kam thënë se kënd dua ta sjell dhe ia kam bërë me dije se çfarë dua unë”, ka thënë Arteta për gazetarët pas ndeshjes kundër Everton.

“Ne kemi vendosur që gjëja më e mirë për të është që të jetë me ne. E njoh pak dhe ne do ta fillojmë një kapitull të ri dhe ai ishte shumë optimist për këtë”.

Tani Gunner kanë lajmëruar se kanë caktuar si trajner pas Artetës edhe Stuivenberg dhe Round, derisa trajneri i portierëve do të jetë Inaki Cana Pavon që ka kaluar në Arsenal nga Brentford.

“Jam i kënqur që kam këtë grup të talenteve të trajnerëve afër”, ka thënë Arteta. “Ata do të sjellin ide dhe përvoja të freskëta për skuadrën”. 

(Kosova Sot Online)