Talenti 16-vjeçar e konfirmon kalimin në Juventus

  • 29 December 2019 - 09:17
Talenti 16-vjeçar e konfirmon kalimin në Juventus

Talenti 16-vjeçar i Velez Sarsfield, Matias Soule, ka konfirmuar se i është bashkuar Juventusit.

Anësori i djathtë ka shkëlqyer në turnet e të rinjve duke zgjuar interesim nga klube të shumta evropiane.

Por sic duket, Juve e ka fituar garën për të, pasi Soule e ka postuar një fotografi të veten i veshur në fanellën e Juves nga zhveshtorja e Allianz Stadium.

“Jam i lumtur për këtë hap të madh. Faleminderit të gjithë atyre që më përkrahen dhe ndihmuan ta realizoj këtë ëndërr. Forca Juve!” shkroi Soule në Instagram.

Ai i mbushi 16 vjet në prill, prandaj fillimisht do të luajë në ekipin e të rinjve të Juventusit.

(Kosova Sot Online)