Futbollisti shpërthen në lot nga gjesti i tifozit të vogël

  • 29 December 2019 - 10:56
Futbollisti shpërthen në lot nga gjesti i tifozit të vogël

Shumë pak njerëz mund të jenë në dijeni që ylli i Napolit, Jose Maria Cajellon, ka një vëlla binjak, i cili është gjithashtu futbollist. Juanmi Callejon luan për Bolivar, një ndër ekipet më të njohur të Bolivisë.

Sulmuesi është një makineri golash për ekipin e tij, teksa e mbylli sezonin me 36 gola të shënuar në 48 takime.

Pikërisht mbrëmja e kaluar ishte edhe ndeshja e fundit e sezonit në Bolivi, me Callejon që do të largohet nga Bolivar tashmë. Pavarësisht se ka vetëm dy vite në këtë klub, Juanmi është kthyer në një ndër lojtarët më të dashur të tifozëve.

Një video po bën xhiron e Botës, teksa shihet një djalosh i vogël, tifoz i Bolivar që gjunjëzohet para Callejon dhe qan, duke i kërkuar që të qëndrojë.

Callejon nuk i mban dot lotët përpara djaloshit, i cili merr si dhuratë edhe fanellën e idhullit të tij. Ky është futbolli.

(Kosova Sot Online)