Cancelo kërkon largimin nga Man City

  • 30 December 2019 - 21:00
Cancelo kërkon largimin nga Man City

U transferua me shumë bujë në Angli, por aventura e Joao Cancelos te Manchester City mund të përfundojë shumë shpejt.

Ish-mbrojtësi i Interit dhe Juventusit ka gjetur pak hapësira në formacionin e Pep Guardiolës te Citiziens dhe gjasat janë që Cancelo t’i japë lamtumirën Premier Leagues që në merkaton e janarit.

Për Cancelon interesohet fuqishëm Valencia që është gati ta rikthejë në Mestalla, ndërkohë që për lojtarin portugez po lëviz edhe Bayern Munich.

Gjithsesi Pep Guardiola nuk dëshiron ta lërë të largohet Joao Cancelon dhe në një intervistë ka deklaruar se dëshiron që anësori portugez të qëndrojë në Etihad Stadium.


(Kosova Sot Online)