Habit fituesja e Topit të Artë: S’jam as lojtarja më e mirë në ekipin tim, e lëre më në botë

  • 31 December 2019 - 10:51
Habit fituesja e Topit të Artë: S’jam as lojtarja më e mirë në ekipin tim, e lëre më në botë

Megan Rapinoe ka fituar çmim pas çmimi në vitin 2019, por përfaqësuesja e SHBA-së nuk është e sigurt nëse është lojtarja më e mirë në ekipin aktual të kampioneve të botës.

Ajo e fitoi Topin e Artë 2019, si dhe disa çmime të tjera individuale gjatë një viti mbresëlënës për të.

E pyetur për çmimin kryesor individual nga gazeta britanike “Guardian”, ajo pati një përgjigje befasuese.

“Nuk them se ‘unë jam lojtarja më e mirë’. Mbase unë nuk jam as lojtarja më e mirë në ekipin tim, aq më tepër më e mira në botë”, tha ajo.

“Nuk mendoj se unë jam Lionel Messi. Nuk jam në atë nivel, por të jesh në gjendje t’i bashkosh gjërat është më e rëndësishmja”, shtoi ajo. 

(Kosova Sot Online)